Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur një takim me shefat e shtabeve zgjedhore të të gjitha degëve të partisë në Kosovë, ku në qendër të diskutimit ishin përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Sipas njoftimit të PDK-së, gjatë këtij takimi u theksua nevoja për mobilizim maksimal të strukturave në çdo komunë, me synim zhvillimin e një fushate të denjë dhe fituese. Krasniqi ka nënvizuar se PDK ka dëshmuar përmes qeverisjes së saj lokale rezultate të prekshme për qytetarët dhe se modeli i kësaj qeverisjeje tashmë shihet si standard në shumë komuna. “PDK ka dëshmuar se kudo që qeveris, sjell ndryshim të prekshëm dhe rezultate konkrete për qytetarët. Më 12 tetor, ne do të mbrojmë fitoret tona dhe do të zgjerojmë fitoren edhe në komuna të tjera”, deklaroi ai. Takimi u përmbyll me zotimin e drejtuesve të shtabeve se partia do të hyjë në këto zgjedhje e bashkuar, e përgatitur dhe me synim të qartë për t’ua ofruar qytetarëve qeverisjen “MaMirë”.
