Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, në seancën e Kuvendit kritikoi kryeministrin, Kurti, për mungesë të transparencës në dialogun me Serbinë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën  e sotme të Kuvendit ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për mungesë të transparencës për dialogun me Serbinë. Ai  ka thënë se në dialog ai nuk ka nevojë që të fshihet, as të luajë rolin e shpëtimtarit e as tradhtarit. Mjafton që Kurti ta ushtrojë përgjegjësinë ligjore e kushtetuese të cilën e ka si kryeministër i vendit. Të jesh konsistent në qëndrime është parim fisnik në politikë. Të jesh pragmatik në politike do të thotë të veprosh duke i ruajtur parimet. Që të dyja këto qasje janë krejtësisht legjitime kur i përgjigjen kërkesave të kohës. E vetmja gjë që nuk është fisnike është mungesa e guximit për ta ushtruar përgjegjësinë që të takon. Kjo është rruga që po e ndjek kryeministri Albin Kurti në mënyrën se si është qasur qeverisjes në përgjithësi, e veçanërisht zhvillimeve të fundit në lidhje me dialogun”. Ai tutje është shprehur se Kurti duhet të dialogojë me Serbinë dhe duhet të arrijë marrëveshje që e respekton identitetin dhe sovranitetin shtetëror e kushtetues të Kosovës, ka thënë mes tjerash, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …