Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova nuk ka sovranitet

Duke aluduar në raportet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me Uashingtonin zyrtar, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova nuk ka sovranitet. Ai ka shtuar më tutje se nuk është fjala për qëndrime të ndryshme por me prishje të raporteve“Sovran pa Amerikën, as në zyre tënde nuk je. S’mundesh me qenë sovran pa Amerikën. Nuk është servilizëm një qëndrim i tillë, duke përmendur faktin që edhe shtete të fuqishme si Franca e Gjermania po i bashkërendojnë veprimet me SHBA-në” ka thënë mes tjerash, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …