Memli Krasniqi: Patriotizmin nuk na e mësojnë grekët – pse Kurti i beson aq shumë Dejonës?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për afërsinë e tij politike e personale me analisten Dejona Mihali, duke e cilësuar këtë si një shenjë të humbjes së orientimit kombëtar dhe mungesës së besimit në kapacitetet vendore. Është e pakuptimtë që kreu i Qeverisë së Kosovës të mbështetet në figura të jashtme për çështje që lidhen me identitetin dhe politikën e brendshme. “Çka thotë një greke e Shqipërisë që këtu shitet si shqiptare e madhe, unë jo që nuk mërzitna, por as nuk e marr parasysh. Patriotizmin mund me na e dhanë shqiptarët më shumë se grekët. Për mua është shqetësuese pse Albin Kurti e ka kaq afër dhe i beson kaq shumë. A nuk ka mujt me gjetë një njeri të mençur në Kosovë, qoftë edhe pak sa Dejona, nëse ajo i doket e mençur?”, tha Krasniqi. Kreu i PDK-së e akuzoi Kurtin se përmes figurave si Mihali po e shndërron patriotizmin në një retorikë boshe dhe po e largon diskursin publik nga realitetet që prekin qytetarin e zakonshëm. Sipas tij, Kosova ka mjaft njerëz të ditur, të ndershëm e me përvojë, të cilët mund të kontribuojnë shumë më tepër në ndërtimin e një politike të përgjegjshme sesa “këshilltarët e importuar që flasin për Kosovën nga pozita të rehatshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK mbetet konsistente, nuk e votoi Rashiqin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se PDK-ja ka mbajtur qëndrimin …