Memli Krasniqi

Memli Krasniqi përjashton mundësinë që Limaj të jetë kandidat për kryetar Kuvendi: Kurti nuk e propozon kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka hedhur poshtë mundësinë që Fatmir Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës, duke deklaruar se një skenar i tillë nuk do të ndodhë asnjëherë, pasi, sipas tij, as kryeministri Albin Kurti nuk do ta propozonte kurrë një gjë të tillë. “Sa i përket Fatmir Limajt, a e keni parë diku që është kandidat? E para, unë nuk besoj kurrë se do të jetë kandidat. Ia kam thënë edhe atij personalisht. Nuk e propozon Albin Kurti asnjëherë”, deklaroi Krasniqi. Ai shtoi se kjo çështje nuk do të jetë as pjesë e diskutimeve politike, pavarësisht zërave që e përmendin Limajn si zgjidhje kompromisi për zhbllokimin e Kuvendit. Kryetari i PDK-së komentoi edhe për qëndrimin e partisë së tij rreth votimit të mundshëm për Limajn: “Një deputet i PDK-së ka thënë se mendon që do të ishte mirë për të votuar, por PDK-ja nuk voton në mënyrë të shthurur, por sipas vendimeve partiake. Këto janë tendenca dashakëqija. Në PDK, 24 votat janë unike”.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Serbia jeton me mitet e mesjetës, ëndërron ende për Kosovën

Në 15-vjetorin e opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për pavarësinë e Kosovës, …