Apeli vërteton aktakuzën për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, duke refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes dhe duke vërtetuar vendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas vendimit të Apelit, ekzistojnë prova të mjaftueshme për të vazhduar procesin gjyqësor, ndërsa provat janë mbledhur në përputhje me kërkesat ligjore. Gjykata ka sqaruar se gjatë shqyrtimit do t’u jepet mundësi të akuzuarve dhe avokatëve të kundërshtojnë provat dhe të paraqesin argumentet e tyre. Sipas aktakuzës së ngritur më 19 shkurt 2025, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi akuzohen për veprën penale “Spiunazh” për bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), përmes mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve të ndjeshme që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Policinë e Kosovës, AKI-në dhe ngjarje të ndjeshme si masakra e Reçakut. Shabani, sipas Prokurorisë, kishte transmetuar këto të dhëna përmes takimeve fizike dhe komunikimeve me zyrtarët e BIA-s, përfshirë Sërgjan Rosiç dhe Bogoljub Janiçeviç – ky i fundit i përfshirë edhe në operacionin ushtarak gjatë masakrës së Reçakut.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …