Memli Krasniqi pret ambasadorin gjerman Jorn Rohde

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend. Përmes një postimi, Krasniqi ka bërë të ditur se në qendër të bisedës ishin qëndrimet e PDK-së, si dhe domosdoshmëria e gjetjes së një rruge për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. “E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për zërin e tij të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional”, ka shkruar ai. Krasniqi dhe ambasadori Rohde ndanë pikëpamje edhe mbi sfidat aktuale dhe nevojën për veprim të përgjegjshëm institucional në funksion të stabilitetit politik dhe demokratik në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhje të reja: Retorikë politike për të fshehur dështimet e klasës politike

Nasim Haradinaj ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar …