leoni

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Memli Krasniqi: Qeveria s’ mund të fshihet pas KFOR-it, por duhet të veprojë në bazë të Kushtetutës e ligjeve në fuqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke folur për  situatën e tensionuar në veri, ka kërkuar nga qeveria që mos të fshihet pas KFOR-it, por të veprojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të cilat i ka vendi. Në të kundërtën, qeveria duhet të deklarohet e paaftë për të qeverisur me vendin. PDK ka kërkesë të qartë edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare që t’i denoncojë veprimet anti shtet ndaj Kosovës, të kontrolluara dhe të dirigjuara nga Beogradi zyrtar në mënyrë të veçantë kundër bandave kriminale. Ky do ishte si hap i parë i nevojshëm në mënyrë që pastaj të ketë një koordinim mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it për t’i lëvizur këto barrikada. Ne kemi pasur situata të tilla edhe në të kaluarën, por i kemi hequr barrikadat. Nuk mundet qeveria të fshihet pas KFOR-it, qeveria duhet ta zbatojë Kushtetutën dhe ligjet, përndryshe duhet ta deklarojnë paaftësinë e vet për të qenë qeveri e Kosovës”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …