Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi sfidon VV-në: “Dilni matuni, nuk i keni votat për qeveri”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar me bindje se Lëvizja Vetëvendosje nuk i posedon votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re. VV-ja nuk arrin të sigurojë 61 votat e kërkuara, duke përjashtuar mundësinë që ata të qeverisin në këtë mandat. Ai hodhi dyshime edhe mbi mbështetjen nga komunitetet pakicë, duke thënë se as ata nuk po e konfirmojnë hapur mbështetjen për VV-në. Ku i kanë 61 deputetë, s’munden me bë qeverinë. Ata vetë s’po thonë që janë minoritetet (votat e tyre)…”, tha ai. Krasniqi ftoi publikisht Lëvizjen Vetëvendosje që të “dalë e të matet” për të treguar se a i ka realisht votat për të marrë drejtimin e ekzekutivit. Na u mytëm tu i thanë: dil matu. E ke pas mundësinë, e ke të shtunën, hajde kallxo që i ki votat. Nuk i ki – na pe dimë, edhe ti pe din”, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …