Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vizitoi në Hagë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli

Memli Krasniqi: Vendimi i Speciales, një mundësi e humbur për forcimin e besimit në drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila rrëzoi mocionin e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për heqjen e disa pikave të aktakuzës për krime të pretenduara lufte. Në një reagim publik, Krasniqi e ka quajtur këtë vendim një mundësi të humbur për forcimin e besimit në drejtësinë ndërkombëtare, duke theksuar se ajo duhet të bazohet në objektivitet, paanshmëri dhe në kërkimin e së vërtetës. “Edhe ky vendim, për fat të keq, përfaqëson një mundësi të humbur për ta forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe në parimet mbi të cilat ajo duhet të qëndrojë: objektiviteti, paanshmëria dhe e vërteta,” deklaroi ai.  “Çlirimtarët, familjet e tyre, ne dhe cilido qytetar i Kosovës nuk kemi kërkuar favore, por vetëm drejtësi. Drejtësi që nuk ndikohet nga paragjykimet. Që nuk e ngatërron lirinë me fajin. Sepse liria nuk është faj. Kurrë s’ka qenë. Kurrë s’do të jetë.” Ai u shpreh i bindur se procesi do të përfundojë me shpalljen të pafajshëm të të akuzuarve dhe lirimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Shkëlzen Dragaj pas vendimit të Speciales: Drejtësia është në rënie të lirë, mbi kurriz të UÇK-së

Ish-këshilltari politik i Kadri Veselit, Shkëlzen Dragaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për …