Memli Krasniqi: Vetëvendosja po e thellon krizën politike

Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vlerësuar se partia Vetëvendosje po e thellon krizën politike. Ai theksoi më tutje se procesi po zhvillohet me arrogancë dhe në kundërshtim me rregullat. “Interesimin e vetëm e ka thellimin dhe vazhdimin e kësaj krize. Ata edhe në diskursin e tyre nuk e dinë as a janë deputet as ministra. Murati doli e propozoi për kryetare të Kuvendit një kolege nga kabineti qeveritar, që është e kundërligjshme. Në momentin kur e vendosën pa konsultim (Dimal Bashën), kryetari i Grupit Parlamentar Abelard Tahiri kërkoi nga kryesuesi Dehari një pauzë 10 minutëshe që të merrnim vesh për votim para se të votohej dhe kjo u injorua. Kjo pauzë do të mund të ishte mundësi me e marrë për të votuar kryetarin e Kuvendit, edhe nëse ai ishte Dimal Basha. Në seancën e radhës, nëse të mos ketë arrogancën e njëjtë Dehari, që nëse ka një propozim që mund t’i marrë votat e PDK-së, të marrë një pauzë 10 minutëshe për të diskutuar për një kandidaturë” tha kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Xhevahire Izmaku: Nisma Socialdemokrate është e gatshme të ndihmojë në krijimin e institucioneve, pa vendosur asnjë kusht

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka thënë se partia politike së cilës i takon, …