Memli Krasniqi: Vetëvendosje po e thellon krizën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për thellim të qëllimshëm të krizës politike, pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se propozimi i Hekuran Muratit për kryetar Kuvendi ishte i pamenduar, pasi VV e ka ditur që ministrat e qeverisë Kurti 2 nuk do të marrin votat e PDK-së. “PDK-ja ka qenë e qartë: nuk do të votojë asnjë nga ish-ministrat, përfshirë edhe shefen e grupit parlamentar. Vetëvendosje ka edhe 35 kandidatë tjerë që, nëse do të propozoheshin, ndoshta sot do ta kishim Kuvendin e konstituar”, u shpreh Krasniqi. Ai akuzoi VV-në për zvarritje të qëllimshme të procesit, me qëllim që të dështojë afati 30-ditor për konstituim, duke e shtyrë vendin drejt një krize të re politike.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova jashtë Daytonit – vendim i padrejtë apo fat historik?

Tridhjetë vjet pas Marrëveshjes së Paqes së Daytonit për Bosnjë e Hercegovinën. Gazetari Melazim Koci …