leoni

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Vetvendosje po e mban peng shtetin për teke të një njeriu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen për bllokimin e Kuvendit dhe mungesën e një zgjidhjeje për zgjedhjen e kryetarit të tij. Ai e quajti situatën “pengmarrje të shtetit” për shkak të insistimit në kandidaturën e Albulena Haxhiut. Sipas tij, mungesa e shumicës e bën të pamundur zgjedhjen e një kandidati që nuk ka mbështetje. Krasniqi tha se Albin Kurti po mban qëllimisht bllokadën dhe po pengon institucionet.
“Për teke të një personi, po mbahet peng shteti,” u shpreh ai. Krasniqi theksoi se opozita ka ofruar emra të pranueshëm për ta zgjidhur situatën, por VV nuk ka pranuar ndryshime.
Ai shtoi se jo vetëm Haxhiu, por edhe kandidatë të tjerë nga VV nuk do të votohen nga PDK.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Më 26 qershor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të hapë afatin për aplikim të subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 qershor, do të hapë afatin për …