Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Ambasadori Rohde: Qeveria e qëndrueshme është thelbësore për stabilitetin e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar rëndësinë e formimit të një qeverie të qëndrueshme për garantimin e stabilitetit politik dhe zhvillimit afatgjatë në Kosovë. Ai e krahasoi këtë proces me situatën aktuale në Gjermani, duke theksuar se konsensusi dhe shumica e qëndrueshme janë kyçe në kohë të paqëndrueshme gjeopolitike. Rohde theksoi se mungesa e stabilitetit politik ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, duke përmendur edhe efektet e politikave ndërkombëtare si ato të SHBA-së në tregjet globale.
Ai gjithashtu vuri theksin te rëndësia e “patriotizmit kushtetues” dhe roli i Gjykatës Kushtetuese si garanci për funksionimin demokratik dhe respektimin e rregullave. “Çdo institucion duhet të bëjë pjesën e vet – vetëm atëherë kemi një demokraci të gjallë,” përmbylli ambasadori.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …