leoni

Memli Krasniqi: Votimi për Bashën epilog i një krize të nisur nga VV

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se votimi për zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit është epilogu i një krize politike që, sipas tij, e ka nisur Lëvizja Vetëvendosje. Krasniqi ka theksuar se PDK-ja votoi për Bashën jo thjesht për individin, por për të treguar se partia nuk kontribuon në bllokadën institucionale dhe për të mbajtur premtimin ndaj qytetarëve të Kosovës. “Ma shumë se sa për Dimal Bashën apo për individin, ne votuam për të mbajtur premtimin dhe fjalën që u kishim dhënë qytetarëve të Kosovës, që Partia Demokratike nuk është kontribuuese në bllokadë, por që brenda kritereve dhe parametrave që vendosëm si parti, do të zhbllokojmë situatën dhe do të dalim nga ngërçi politik”, ka thënë Krasniqi. Ai ka shtuar se PDK-ja ka treguar konsistencë gjatë tërë kësaj periudhe bllokade, ndërsa veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kontribuar në vazhdimin e krizës që nga data 15 prill, kur Kuvendi duhej të konstituohej. Krasniqi e konsideron votimin për Bashën si një “momentum të rëndësishëm” në përpjekjet për të dalë nga ngërçi politik.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Ngërçi politik rrezikon fondet ndërkombëtare për Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësim të thellë për krizën institucionale …