MEMORANDUM MIRËKUPTIMI MES MASHT DHE BRITISH COUNCIL PËR PROGRAMIN PËR SHKOLLAT E SHEKULLIT 21

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe drejtori ekzekutiv i British Council për Kosovë dhe Shqipëri, Angus Bjarnason, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për Programin për Shkollat e Shekullit 21, i cili synon përmirësimin e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët në Ballkanin Perëndimor. Ky program, i cili u zbatua me sukses si program pilot gjatë vitit 2017, ka për qëllim inkuadrimin e qasjes inovative në pajisjen e nxënësve nga mosha 10-15 vjeçare me shkathtësi për mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve përmes kodimit praktik dhe programimit fizik. Përmes këtij programi, udhëheqësit e shkollave do të kuptojnë dhe do të jenë në gjendje të mbështesin inkuadrimin e metodave të reja dhe inovative të mësimdhënies, si dhe do t’i motivojnë mësimdhënësit për t’i zbatuar ato në klasa. Ndërsa, nga zbatimi i këtyre metodave nga ana e mësimdhënësve, nxënësit do të fitojnë shkathtësi të reja, që përveç tjerash, do të rrisin aftësitë e tyre për të punuar në ekip, duke ju siguruar atyre edhe mundësi më të mira të punësimit në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …