Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: Kritika e ambasadorit, Rohde, drejtuar opozitës, për mos miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, është e njëanshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, konsideron se kritika e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde drejtuar opozitës, për mos miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, është e njëanshme.  Ai u shpreh i habitur se përse kritika të ngjashme nuk po i drejtohen edhe pozitës, derisa shton se pavarësisht miratimit të disa marrëveshjeve nga opozita, ato nuk janë implementuar. Në një postim të tij në Rohde ka shkruar se me mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare po vihen në rrezik projekte të mëdha energjetike e bujqësore. Mërgim Lushtaku thotë për Kosovapress se janë mbi 800 milionë euro që janë në marrëveshje ndërkombëtare, të cilat janë aprovuar me shumicë parlamentare dhe nga vetë ata si opozitë. Derisa potencon se të njëjtat nuk po implementohen dhe që nuk po gjejnë zbatim.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …