Mërgimtaret informohen për vendet me rendësi turistike të Ferizajt

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Derguti, bashkë me ekipin e tij, sot kanë shpërnda materiale informuese, për vendet që mund të vizitohen në Komunën e Ferizajt.

Qëllimi i këtij aktiviteti, ishte që të informohen qytetarët e sidomos mërgimtarët për vendet me rendësi kulturore, historike e natyrore.

Qytetarët u pajisen me materiale të ilustruara që do t’ju ndihmojnë të vizualizojnë bukurinë e këtyre destinacioneve.

Drejtori Dërguti, ka thënë se janë të përkushtuar që mërgimtarëve t’ju ofrojnë vende të veçanta që të vizitohen.

“Jemi të përkushtuar të bëjmë pushimet tuaja me shumë kujtime të bukura, duke ofruar një përmbledhje tërheqëse të vendeve që duhet të vizitoni gjatë kohës së pushimeve”, tha Dërguti.

Kjo nismë ka filluar sot dhe do të vazhdojë gjatë këtyre ditëve në shesh e qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me homazhe përkujton 26-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të komandantit Ilaz Kodra

Me nderime të larta, Komuna e Skënderajt ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit …