Merkel: Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë evropiane, por ende ka shumë kushte për t’i përmbushur

Kancelarja gjermane, Angela Merkel konsideron se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë evropiane, por ende ka shumë kushte për tu përmbushur. Qytetarët e këtij rajoni janë fqinjët tanë dhe perspektiva e tyre është të bëhen pjesë e BE-së, nëse ata i plotësojnë të gjitha kushtet”, tha Merkel. Ajo thotë se edhe pse konfliktet ushtarake të viteve 1990 janë tejkaluar, ka ende mosmarrëveshje të hapura për t’u zgjidhur në ato vende. Me guxim politik, kryeministrat e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev dhe ai i Greqisë Aleksis Cipras kanë dëshmuar se mund të zgjidhen konfliktet, dhe me këtë rast i kanë hapur Maqedonisë Veriore perspektivën për të filluar negociatat e pranimit me BE dhe hyrjen e vendit në NATO”. “Një shembull i tillë pozitiv duhet të jetë inkurajim për të zgjidhur problemet në Bosnje dhe Hercegovinë, si ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka theksuar kancelarja Merkel.

Kontrolloni gjithashtu

Numërimi i votave nga diaspora ka vazhduar edhe dje me përplasje mes vëzhguegesve e zyrtarëve të KQZ-së

Zgjerohen hetimet për manipulim zgjedhor në Prizren, ndalohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka zgjeruar hetimet lidhur me dyshimet për manipulim …