Edi Rama: Të gjitha familjet e mbetura pa çati do të strehohen në hotelet e Durrësit, Kavajës dhe të Vlorës

Pas mbylljes së zgjedhjeve vendore, kryetari i PS-së, Edi Rama tha se ishte një fitore e paqes dhe e së ardhmes

Pas mbylljes së zgjedhjeve vendore, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama,  deklaroi  se ishte një fitore e paqes dhe e së ardhmes. Sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarje të rëndë politike të frymëzuar, të nxitur dhe organizuar për të ndaluar ecjen tonë përpara në rrugën e normalitetit shoqëror, bashkëjetesës demokratike dhe integrimit të popullit shqiptar në familjen e popullit të Europës. Sot ishte dita e zgjedhjeve vendore të radhës e cila u kthye në muaj pas muaji në ditën kulmore të një përplasje historike mes së shkuarës dhe së ardhmes, mes qytetarisë dhe harbutërisë, mes politikës së forcës dhe forcës së politikës, mes dhunës kërcënuese të së djeshmes dhe shpresës së natyrshme të së nesërmes, mes Shqipërisë së djeshme mes fantazmave dhe Shqipërisë që duam për të gjithë fëmijët. Sot fitoi e ardhmja, fitoi shteti, forca e politikës, qytetaria, fitoi shpresa. Fitoi me të drejtë e dinjitet Shqipëria e të ardhmes evropiane. Humbi Shqipëria e djeshme pa din e pa iman”. Sot fitoi e ardhmja, shpresa, qytetaria. Fitoi me të drejtë Shqipëria e nesërme europiane e fëmijëve tanë. Ishte një fitore e vështirë, mbase më e vështira.” Faleminderit qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesve të saj në Tiranë, faleminderit BE dhe delegacionit të BE në Shqipëri, faleminderit misionit të OSBE dhe çdokujt tjetër nga përfaqësuesit e nderuar të botës demokratike që dhanë një dorë në këtë betejë, tha kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …