leoni

Mero Baze: Qeveria Kurti po mban peng shtetin për të mos dorëzuar pushtetin

Kosova po përballet me një krizë të thellë politike që prej më shumë se katër muajsh, ndërsa liderët politikë vazhdojnë të mos arrijnë një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja. Si pasojë, vendi po përjeton humbje të mëdha në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Gazetari dhe analisti i njohur Mero Baze ka deklaruar se kjo situatë i konvenon qeverisë në detyrë të Albin Kurtit, e cila, sipas tij, po tenton të ruajë pushtetin përmes një krize të qëllimshme. “Ky është një dështim i qartë i kapacitetit shtetformues dhe i kulturës demokratike për ndërrimin e pushtetit,” tha Baze. “Në thelb, kemi të bëjmë me një refuzim për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve – një formë e butë e autoritarizmit.” Ai shtoi se qeveria po përdor krizën si mjet politik për të qëndruar në detyrë, duke e cilësuar situatën si një “pengmarrje” të shtetit dhe Kushtetutës. Sipas Bazes, Kurti po synon të shkojë në zgjedhjet lokale si kryeministër në detyrë, pasi çdo zhbllokim institucional do të çonte në largimin e tij. Sa i përket paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump, Baze tha se Uashingtoni nuk e ka prioritet çështjen e Kosovës dhe se vëmendja e tij për konfliktin me Serbinë është minimale.

Kontrolloni gjithashtu

Nait Hasani: Kurti më kërkoi votën përmes emisarëve – nuk e meriton mbështetjen time”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin …