Mesazhin e senatorit Bob Dole, për 20-vjetorin e çlirimit sjell z.Pomeroy

Zëvendës-kryeministri Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim ish-kongresistin amerikan Earl Pomeroy. Ai ka shkruar se z.Pomeroy ka sjell në Kosovë urimet më të mira të senatori Bob Dole, i cili nuk mundi të vijë personalisht në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës. “Prita në takim ish-kongresisti amerikan Earl Pomeroy, i cili po qëndron në Kosovë për të festuar 20 vjetorin e çlirimit të vendit tonë. I dërguar nga senatori Bob Dole, i cili nuk mundi të vijë personalisht, ish-kongresisti solli urimet më të mira të senatorit Dole për popullin tonë. Përjetë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Kur KEK-u nuk prodhon, fiton mafia energjetike

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti për, siç thotë ai, …