Përgjigjja e dëshmitarit të mbrojtur: Nuk e kam parë as e kam njohur Pjetër Shalën, por kam dëgjuar nga të tjerët

Michael Doyle: Dëshmitarja parë e thirrur nga Prokuroria, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së ka dëshmuar me masa mbrojtëse

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale në Hagë, Mishel Doyle përmes informimit javor për medie,  ka deklaruar se dëshmitarja e parë në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerët ka dëshmuar kryesisht në seancë private, por që kjo nga ana e gjykatësit është vendosur për të mbrojtur identitetin dhe sigurinë e dëshmitarëve ose të viktimave. Sipas tij dëshmitarja parë e thirrur nga prokuroria, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka dëshmuar këtë javë me masa mbrojtëse, kryesisht në seancë private dhe se ajo është marrë në pyetje nga prokuroria dhe në vijim i janë bërë pyetje edhe nga ekipet e mbrojtjes. Zëdhënësi ka treguat se të gjitha seancat janë publike, megjithatë gjykatësit ndonjëherë vendosin ta kryejnë një pjesë të seancës së gjykimit në atë që njihet si seancë private ose të redaktojnë informacione të caktuara për të mbrojtur identitetin dhe sigurinë e dëshmitarëve ose të viktimave.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …