Mike Pompeo

Mike Pompeo i fton shtetet e tjera që ta ndjekun shembullin e Kosovës në lidhje me Hezbollahun

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, përmes një postimi në Twitter ka thënë se SHBA mirëpret vendimin e Kosovës që e cilëson Hezbollahun si organizatë terroriste. Ai ka thënë se me mbështetjen e Iranit, Hezbollahu po vazdhon të planifikojë sulme në Evropë edhe ka ftuar vendet e tjera që të ndjekin shembullin e Kosovës dhe ta ndalojnë këtë grup terrorist. “SHBA mirëpret njohjen e Hezbollahut nga Kosova si një organizatë terroriste. Me mbështetjen e Iranit, Hezbollahut vazhdon të planifikojë sulme në Evropë dhe në mbarë botën. Ne i bëjmë thirrje të tjerëve të bashkohen me Kosovën dhe ta ndalojnë këtë grup terrorist nga financimi i operacioneve të tij të përgjakshme”, ka shkruar Sekretari amerikan i Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …