leoni

Lul Raka

Lul Raka i rekomandon qytetarët që t’i shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë ditëve festive

Mikrobiologu Lul Raka ka dalë me rekomandime për qytetarët e vendit se si të ruajnë veten dhe familjarët gjatë kohës së festave të fundvitit, në kohën kur rastet e reja fatale si pasojë e koronavirusit mbeten të larta. E ndërkohë që qytetarët presin festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, mikrobiologu i njohur kosovar thotë se shëndeti duhet të jetë prioritet gjatë kësaj periudhe, pasi duke mbrojtur veten, njëherësh do të mbrohen edhe të gjithë të tjerët që janë pranë jush, sidomos personat që janë të ndjeshëm. Ata me këtë rast rekomandon qytetarët që gjatë festave të fundvitit të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe nëse kanë simptoma të ngjashme me Covid-19, atëherë të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë mjekun.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …