William Walker: Të krijohet një gjykatë për t'i gjykuar krimet serbe, nuk ka prova kundër Thaçit e të tjerëve

William Walker: Të krijohet një gjykatë për t’i gjykuar krimet serbe, në Kosovë, pasi nuk ka prova kundër krerëve të UÇK-së

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, thotë se nuk ka parë prova kundër Thaçit e të tjerëve, të cilët janë akuzuar për krime lufte dhe ndodhen në burgun e Gjykatës së Hagës. Miku i madh i shqiptarëve,  Viliam Voker  i cili  ishte dëshmitar i krimeve monstruoze dhe barbare,  që serbët kryen në Reçak më 15  janar të  vitit 1999,  asokohe i kishte bërë të ditur botës për krimet që Serbia i kryente,  në Kosovë. Ai thotë se 21 vjet më pas, në Hagë të Holandës nuk po gjykohen kriminelët serbë, që i kryen krimet në Reçak e në shumë vende të tjera të Kosovës. Por, ata që po dalin para drejtësisë tani janë ish  krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë arsye, Walker ka adresuar  kritika ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar se  cilët i  ka akuzuar e cilët  jo. Ish- diplomati  amerikan i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të krijojë një gjykatë, e cila heton gjeneralët dhe ministrat e qeverisë së Sllobodan Millosheviqit. Madje ai ka sjellë në kujtesë edhe  faktin se ministri i Millosheviqit, Aleksander Vuçiq, tani kryetar i Serbisë, i kishte quajtur trillime deklaratat e tij, për Masakrën e Reçakut.  Ndërkohë sa i përket, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, William Walker thotë se nuk ka parë asnjë provë të  qëndrueshme që i implikon ata  me krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …