Milaim Sylejmani: Pse Albin Kurti nuk mundi të krijojë një qeveri ?!

Milaim Sylejmani: Pse Albin Kurti nuk mundi të krijojë një qeveri ?!

Arroganca, përçarja dhe kostoja e injorimit të aleatëve ndërkombëtar!
Dikur u pa si njeriu i shpresës, sot përfundoj  si simbol i përçarjes. Albin Kurti, që u ngrit në politikë, krahas demostratave të dhunshme , me thyerje e djegie, pastaj  me premtime për drejtësi, dinjitet dhe ndryshim, sot po përballet me pasojat e një qasjeje të mbushur me arrogancë, mbyllje e izolim politik. Ajo që dikur dukej si vendosmëri, sot është kthyer në kokëfortësi. Ajo që dukej si parim, sot duket si refuzim për të dëgjuar këndvështrimin e tjetrit.
Kundërshtarët apo rivalët politik nuk janë armiq, por janë pjesë e sistemit:
Në çdo demokraci funksionale, oponentët politikë janë pjesë e mekanizmit që ruan ekuilibrin e pushtetit. Por në diskursin e Albin Kurtit, kundërshtarët nuk trajtoheshin si partnerë dhe hisedar të shtetit e të pushtetit, por si armiq që duhen mposhtur. Kjo logjikë ka prodhuar armiqësi të brendshme, përçarje të panevojshme dhe një ftohtësi që e bën të pamundur çdo koalicion. Për Kurtin, bashkëpunimi duket si dobësi, ndërsa përplasja si forcë,dhe pikërisht këtu qëndron dështimi i tij politik.
Nga shpresa e qytetarëve te zhgënjimi i përditshëm:
Kurti premtoi shumë se do ta ndalë dhe lufton korrupsionin,  premtoj zhvillim ekonomik, transparencë dhe bashkëpunim me ndërkombëtarët. Por në vend të rezultateve, ai dhe qeveria e tij u bënë partner në korrupsion,derisa qytetarëve  u dhanë justifikime sipas nivelit të tyre të të kuptuarit, enkas nga polit byroja e udhëhequr nga D.Mihajli .
Kjo përplasje midis fjalëve dhe veprave ka bërë që besimi të shkojë drejt rënies. Një qeveri që ushqehet nga retorika, por nuk prodhon stabilitet, nuk mund të mbijetojë gjatë,sepse njerëzit, në fund, kërkojnë qeverisje, kërkojnë llogari dhënie e jo fjalime.
Sanksionet dhe prishja me SHBA-të:
Ndërhyrjet e pamatura në veri të vendit, mbase në një akordancë të heshtur me qarqe të dyshimta, bënë  që serbët e integruar, të cilët haptas pranonin realitetin e ri në Kosovë, braktisën institucionet, dhe mungesa e koordinimit me aleatët sollën sanksione konkrete nga perëndimorë. Kosova (FSK) u përjashtua nga ushtrimi ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”, ku Forca e Sigurisë së Kosovës nuk u ftua në ceremoninë përfundimtare, por u përjashtua për shkak  të kryeneqësisë së Albinit, që ishte sinjali i parë dhe  i qartë i ftohjes me SHBA-në dhe NATO-n. Për një vend që ekziston, pas luftës së UÇK-së, falë mbështetjes së aleatëve perëndimorë, ky përjashtim   ishte goditje serioze, jo vetëm për qeverinë, por për reputacionin e shtetit.
Zotimet për miratimin e ligjeve anti familje dhe anti njerëzore:
Në Berlin, Kurti u shfaq i gatshëm të mbështesë projektligje që prekin esencën, që prekin bërthamën e familjes tradicionale, duke u zotuar se do të votojë dispozita që,  minojnë vlerat themelore shoqërore, e që opinioni pati rast t’i kuptoj në detaje përmes ” Koalicionit për Familje” që mori pjesë në zgjedhjet e 9. Shkurti 2025 e që nuk mori vota të mjaftueshme,mbase edhe për shkak hileve të brendshme, të cilat votuesi i sinqert lehtë i kuptoj. Megjithatë fushata e atyre zgjedhjeve, përmes presionit publik, dhe fitorja dhe qëndrimi pro familjes i Presidentit Donald Tramp, bëri që partitë e ashtuquajtura djathtiste atëherë, si dhe  Albini sot të propozojnë Ministri për Familje.
 Albini në  vend që të dëgjonte shqetësimin e qytetarëve, ai zgjodhi t’i përqeshë ata që ishin dhe janë kundër tij, duke i ndarë njerëzit në “të ndriçuar” dhe “të prapambetur”, në “hajvanat” dhe  “dashamirë të shtetit” . Një lider që ndan shoqërinë në kampe të tilla e humb forcën për ta bashkuar vendin, dhe për të pasë forcën e mjaftueshme për ballafaqimet e pashmangshme me Serbinë.
Arroganca nuk ndërton qeveri:
Kjo është arsyeja pse Albin Kurti kurrë më nuk mund të bëjë qeveri. Jo pse s’ka vota, por pse s’ka besim. Jo pse mungojnë numrat, por pse mungon gatishmëria për bashkëpunim. Kur arroganca merr vendin e dialogut dhe kokëfortësia merr vendin e urtësisë, çdo pushtet kthehet në barrë. Ai që dje kërkonte drejtësi, sot kërkon nënshtrim. Ai duhet të kuptoj se  politika nuk është fushëbetejë personale, por  është shërbim ndaj atdheut e qytetarëve , që kërkon pragmatizëm, mirëkuptim, tolerancë  e bashkëpunim.
Fundi i një miti politik:
Pasi Kurti nuk ndryshoj qasjen, rrëzimi i tij politik nuk do të vijë nga kundërshtarët politik opozitar, por nga pasojat e vetë stilit të tij, nga votat e qytetarëve që dinë   të vlerësojnë, por dinë shumë mirë  të ndëshkojnë!  Pushteti që përjashton të tjerët, përfundon duke përjashtuar vetveten. Në politikë, fjalët mund të ngjallin shpresë , e  në rastin tonë shpresa është humbur, besimi mbase i ndërtuar për shkak të keq qeverisjeve, është humbur . Dhe pa besim, asnjë qeveri nuk mund të bëhet!

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: MARRËZIA POLITIKE NGRITUR NË SISTEM: KOSOVA NË QORRSOKAKUN E VETVETES

“Kur politika humb arsyen, askush nuk kujton shtetin.” Ky është përshkrimi më i shkurtër i …