Barrikada

Milan Radojeviq, nuk ka përjashtuar barrikadat e reja për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut,  Milan Radojeviq, nuk ka përjashtuar barrikadat e reja për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale, duke thënë se barrikadat e 31 korrikut kishin karakter mbrojtës. Ai shtoi se probleme s’do të krijojnë deri kur të shqiptohet gjoba e parë, pas dhënies së qortimeve. Nuk do të ketë incidente apo probleme nga ana jonë, derisa të shqiptohet gjoba e parë, e cila sipas njoftimeve të Prishtinës mund të ndodhë më 21 nëntor. Por do të shohim se cili është realiteti në terren”, tha ai për RTS. Ajo që mund të presim është dhënia e paralajmërimeve, por edhe gjoba. Shpresojmë që në këto tri javë bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion shtesë mbi Prishtinën dhe do të ulë tensionet. Jemi dëshmitarë të këmbënguljes së Albin Kurtit për të vazhduar me zbatimin e këtij vendimi”, tha Radojeviq.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …