Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Deklarata e Donika Gërvallës se ka deponuar dokumente në Gjykatën Speciale, ka qenë dhe mbetet e turpshme

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, duke komentuar paraqitjen e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në KS të OKB-së, ka theksuar se shumë më mirë ka qenë po ta bënte prezantimin ambasadori, Blerim Reka, i cili është shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork. “Sa mbaj mend, asnjë fjalë nuk e kam thënë ndonjëherë për Donika Gërvallën, si ministre e jashtme. Arsyeja gjithmonë ka qenë: meqë është e bija e Jusuf Gërvallës, ta kursej. Por kjo është qasje e gabueshme. Populli ynë thotë: “prej Skenderit del beteri.” Deklarata e Donikës se ka deponuar dokumente në Gjykatën Speciale ka qenë dhe mbetet e turpshme. Mbajtja në detyrë pas asaj deklarate ka qenë dhe është imorale. Si e mbron kauzën e Kosovës, nëse vetë ka deponuar dokumente kundër Kosovës? Pasojat u panë në KS të OKB-së. Shumë më mirë ka qenë po ta bënte prezantimin ambasadori Blerim Reka”, ka shkruar, Milazim Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …