Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Kushdo që u gëzohet problemeve shëndetësore të Hashim Thaçit, është tradhtar

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj komentit të kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Luan Gacaferri, i cili u shpreh i gëzuar lidhur me  përkeqësimin e shëndetit të ish-presidentit Hashim Thaçi, që po mbahet në Hagë. Krasniqi e ka cilësuar këtë reagim si akt tradhtie, duke theksuar se Thaçi nuk është një kundërshtar politik, por një figurë kyçe në historinë e Kosovës, si lider i UÇK-së, udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Rambuje dhe si shpallës i Pavarësisë. Ai ka theksuar se çdo person që nuk e çmon rolin e Thaçit në këto ngjarje dhe që u gëzohet problemeve shëndetësore të tij, është thjesht një tradhtar. Krasniqi ka bërë një thirrje për reflektim dhe ka theksuar se, pa rolin e UÇK-së, marrëveshjen e Rambujesë dhe shpalljen e Pavarësisë, Kosova mund të kishte mbetur nën Serbi. Ata që nuk e kuptojnë rëndësinë e këtyre ngjarjeve, janë idiotë ka nënvizuar, profesori universitar, Milazim Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …