created by Polish

Milazim Krasniqi: PSE ËSHTË HARRUAR MARSHI HISTORIK I MITROVICËS I DHJETORIT 1999?

Këta mashtruesit qeveritarë me urën e Ibrit dhe urat e reja, sikur na thonë se deri sa kanë ardhë këta në pushtet, askush nuk ka bërë asgjë për hapjen e urës dhe për bashkimin e Mitrovicës. E vërteta është se për hapjen e urës dhe bashkimin e qytetit, janë bërë përpjekje që nga dhjetori i vitit 1999, disa kanë përfunduar edhe me dhunë e me gjakderdhje. Përpjekja e parë e madhe ka ndodhë në janar të vitit 1999. Në atë përpjekje të përbashkët të subjekteve politike, mbi 100.000 shqiptarë kanë shkuar në Mitrovicë dhe janë përpjekur ta hapnin urën e Ibrit edhe me gjokset e tyre. Dëshminë më autentike të asaj përpjekjeje e ka dhënë Bernard Kushneri, i cili në atë kohë ka qenë përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, pra sundimtar i Kosovës. Në librin e tij me titull “Luftëtarët e paqes”, Kushneri ia kushton një njësi asaj proteste, të cilën e quan “Marshi i Mitrovicës.” Kushneri jep dëshmi nga dora e parë: protestuesit bënin hyxhym me guxim për ta shpërthyer kordonin e ushtarëve francezë e anglezë të KFOR-it. Ushtarët hidhnin gaz lotsjellës e granata dhe ishin gati të bënin një masakër, për të penguar konfliktin e protestuesve shqiptarë me paramilitarët serbë, që ishin në anën tjetër ishin të organizuar në formacione ushtarake. Kushneri dëshmon se katastrofën e ka shmangur guximi i gjeneral Agim Çekut. Pas premtimeve të Kushnerit  se “unë do të bëja çmos të merrnin veriun e Kosovës me ligj dhe jo me dhunë, e sipas rezolutes 1244 ai i përkiste Kosovës e jo Serbisë”, gjeneral Çeku ka mbajtur një fjalim, bashkë e Kushnerin, ku ka arritë t’i bindë protestuesit se kishin arritë një fitore politike dhe se duhej të ndalonin në atë pikë. Kushneri pohon se atë protestë e kishin organizuar bashkë subjektet politike shqiptare, ndërsa persona si komandant Remi ishin në ballë të tentativës për ta marrë urën e Ibrit. Pra, në vitin 1999 mbi 100.000 shqiptarë kishin vu në rrezik jetën e tyre për ta hapur urën e Ibrit. Ata nuk kishin shkuar atje për selfie, shëtitje a larje në liqen, po kishin shkuar për të vdekur. Mirëpo, mashtruesit e tashëm qeveritarë nuk do të ishin mashtrues po të mos ishin njerëz pa kujtesë, po të mos mohonin kontributet e të tjerëve, po të mos ishin njerëz pa besnikëri ndaj atdheut.

 

(Lexojeni librin e Bernard Kushnerit, kudëshmon për marshimin e Mitrovicës, e keni në faqet 133-138.)     

Kontrolloni gjithashtu

Ragip GJOSHI:  (Di) Kush po harron arritjet dhe dëshiron të fillojë  nga e para ?!  

Ragip Gjoshi: KURTI DHE FUNDI I ILUZIONEVE: NGA ÇLIRIMI TE DEGRADIMI-NJË TALLJE ME QYTETARËT E KOSOVËS

Nga idealet e çlirimit, në hijet e uzurpimit “Kur e padrejta bëhet ligj, rezistenca bëhet …