Gjukanoviq

Milo Gjukanoviq: Kosova dhe Serbia nuk kanë zgjidhje tjetër deri në marrëveshjen përmes planit franko-gjerman

Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq,  ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk kanë zgjidhje tjetër deri në arritjen e marrëveshjes  përmes planit franko-gjerman. Sipas tij, të gjitha idetë e tjera, “si mbajtja e një konflikti të ngrirë, janë në fakt një funksion i doktrinës së shkatërrimit ndaj Evropës dhe Ballkanit Perëndimor si një rajon evropian. Milo Gjukanoviq  shtoi se marrëveshja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë. E di që në ditët në vijim do të vazhdojnë diskutimet në Bruksel për dokumentin shoqërues, planin e zbatimit. Shpresoj se do të ketë një marrëveshje edhe për këtë plan, tha ai për Dojçe Vele duke shfaqur  shpresën  që palët ta arrijnë marrëveshjen mes njëra-tjetrës.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtria e Kosovës pritet të themelohet brenda këtij viti

Sot është 7 vjetori i krijimit të Ushtrisë së Kosovës

7 vite më parë (14 dhjetor 2018) , me 106 vota Pro dhe një Abstenim, …