Partia Komuniste në Çeki e përkrah deklaratën e kryetarit Zeman për tërheqje të njohjes se pavarësisë së Kosovës

Milosh Zeman: Gadishulli i Detit të Zi i Krimesë i takon Rusisë

Kryetari i Republikës Çeke, Milosh Zeman është cituar të ketë deklaruar se Gadishulli i Detit të Zi i Krimesë i takon Rusisë. “Politikanët më të lartë në botë tashmë e dinë se Krimeja nuk mund t’i kthehet më Ukrainës. Zeman shtoi se “ish-lideri sovjetik Nikita Hrushovi bëri një marrëzi të pafalshme, kur ai i kaloi Ukrainës gadishullin në vitin 1954”. Edhe pse, kryetari i Republikës Çeke ka qenë vendosmërisht mbështetës i Rusisë, qeveria e qendrës së majtë së vendit ka refuzuar të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia. Të martën, kryeministri çek, Bohuslav Sobotka iu bashkua Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë në mbështetje të Ukrainës për sovranitet dhe integritet territorial.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: AAK kundër votimit të fshehtë për kryeparlamentar, gati për zgjedhje të reja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se partia e tij …