Vladimir Putin

Vladimir Putin: Njiheni Krimenë po e njoh pavarësinë e Kosovës!

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin sërish e ka tërhequr  një paralele mes Kosovës e Krimesë, rajon kontestues mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai ka thënë se Perëndimi nuk dëshiron të njohë vullnetin e popullit në Krime, të cilën e bën kur është në pyetje Kosova. Asgjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit. Disa nga partnerët tanë nuk po shihet se po e kuptojnë, ka thënë Putin në një intervistë për Bloomberg. Ai më tej përmendi shembullin e Krimesë, ku Perëndimi është duke u përpjekur që të mos njohin vullnetin e popullit të Krimesë. “Ata thjeshtë nuk po duan të shohin. Dhe një vend tjetër, Kosova, shihni si e përdorin vullnetin e popullit. Kjo e gjitha është lojë politike, ka thënë Putin.

Analisti serb, Dushan Janjiq, thotë se Putini po mbron interesat e shtetit të tij. “Vetëvendosja në Kosovë dhe Krime është e njëjtë. Deklarata e Putinit është ofertë për Kosovën”, ka thënë ai. “Deklarata e Putinit thotë: nëse na e pranoni Krimenë, i keni duart e lira me Kosovën. Por, nuk është hera e parë ai që thotë kështu. Bile, është çështje kohe kur Rusia do të zhbllokojë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe që këtë veprim do ta shpërblejë Perëndimi, ka thënë mes tjerash analisti serb, Janjiq.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …