Mimoza Ahmetaj

Mimoza Ahmetaj: Vendim për pasaportat nxitë veprimet e strukturave paralele serbe, është rezultat i paaftësisë së Qeverisë Kurti

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj ka shprehur pakënaqësi lidhur me vendimin për liberalizimin e vizave të qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të lëshuara nga institucionet ilegale serbe, respektivisht nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Ajo, tha se ky vendim që e vendosë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës dhe nxitë vetëm veprimin e strukturave paralele ilegale serbe dhe sipas saj është rezultat i paaftësisë së Qeverisë Kurti. Ajo  theksoi se Qeveria Kurti nuk ka reaguar në kohë dhe nuk ka insistuar sa duhet që të respektohet marrëveshja e arritur në Dialog për lëvizjen e lirë. PDK vlerëson se ky vendim i BE-së dhe kjo qasje e Qeverisë ri konfirmojnë se Qeveria Kurti është strukturë në Prishtinë që ka zero komunikim me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë. Nënkryetarja, Mimoza  Ahmetaj ka dënuar ashpër sulmet e njëpasnjëshme që po u bëhen nga ky pushtet mediave të lira dhe gazetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …