leoni

Njëmbëdhjetë vjet nga ratifikimi në Kuvend i Kushtetutës së Kosovës, aktit më të lartë juridik të shtetit

Ministrat që shkelin Kushtetutën duhet të shkarkohen

Nga shoqëria civile kanë filluar të dëgjohen zëra që kërkojnë shkarkimin nga detyra të ministrave që shkelin Kushtetutën, qofshin ata edhe nga Lista Serbe. Ata kanë përkujtuar se ministrat që vijnë nga Lista Serbe në vazhdimësi bëjnë shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe nuk merret asnjë masë ndaj tyre nga kryeministri, Ramush Haradinaj. Analisti, Ramush Tahiri ka përkujtuar rastin kur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviç, kishte dalë për ta bllokuar rrugën në hyrje të Zubin Potokut, pas vizitës së presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit dhe ka theksuar se veprime të tilla duhet të ndëshkohen me shkarkime të menjëhershme nga ana e kryeministrit Haradinaj. Edhe analisti tjetër, Blerim Burjani ka thënë se mungesa e veprimit për t`i shkarkuar ministrat që shkelin kushtetutën, ka të bëjë edhe me humbjen e funksionalitetit të qeverisë. Ai ka shtuar më tutje se aktualisht Kosova ka probleme shumë të mëdha institucionale. Nuk ka as Kuvend funksional, por as qeveri funksionale. Prandaj duhet të gjendjet një zgjidhje për funksionimin dhe zhbllokimin e këtyre institucioneve kryesore të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ende pa përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së: Çfarë po ndodh me 900 milionë eurot e premtuara?

Pavarësisht premtimit të Bashkimit Evropian për të ndarë 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor deri …