Ministrat Selimi e Haridinaj-Stublla njoftojnë se po qëndrojnë për vizitë në SHBA

Shefja e diplomacisë së vendit tonë, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi kanë njoftuar se janë duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ata kanë njoftuar se gjatë këtij qëndrimi ata do të priten në takime nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Këshillit për Siguri Nacionale, Institutit të DASH për Shërbimin e Jashtëm, Këshillin Atlantik, dhe Fondacionin ‘Heritage.’ Po ashtu, do të takoj bashkë atdhetarët shqiptaro-amerikan, për të diskutuar prioritetet tona politike drejt unifikimit të veprimeve dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta, ka njoftuar nëpërmjet adresës së saj elektronike, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, , Meliza Haradinaj-Stublla.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …