Ministri Berisha: Të arriturat e FSK-së janë suksese të përbashkëta të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë

Ministri Berisha: Hartimi dhe procedimi i projektligjit për ministrinë e Mbrojtjes është në kuadër të normave kushtetuese

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka thënë se hartimi  dhe procedimi i projektligjit për ministrinë e Mbrojtjes është bërë në kuadër të normave kushtetuese. Ai para votimit të projektligjit në fjalë ka thënë se i njëjti parasheh transformimin ministrisë së FSK-së në ministri të Mbrojtjes, raporton lajmi.net. “Hartimi dhe procedimi për ministrinë e Mbrojtjes është bërë në kuadër të normave Kushtetuese. Ky projektligj parasheh transformimin ministrisë së FSK-së. Ministria e Mbrojtjes do të ushtrojë kompetencat e saja në përputhje me Kushtetutën. Ministria e Mbrojtjes do të jetë e përbërë nga shërbyesit civil dhe personeli ushtarak”, ka thënë Berisha. Në rend dite të seancës janë tri projektligjet për FSK-në.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNJ

KMDLNJ: Kjo Gjykatë monstruoze ka për qëllim rishkrimin e historisë dhe kriminalizimin e luftës çlirimtare në bashkëpunim me Serbinë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj Gjykatës Speciale …