Ministri Berisha i dërgoi telegram ngushëllimi ministres, Olta Xhaçka dhe familjes së ushtarakes, Zarife Hasanaj

Ministri Berisha i dërgoi telegram ngushëllimi ministres, Olta Xhaçka dhe familjes së ushtarakes, Zarife Hasanaj

 Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës z. Rrustem Berisha, pas rënies në krye të detyrës së ushtarakes shqiptare nëntetare Zarife Hasanaj, i ka dërguar telegram ngushëllimi Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura të Shqipërisë si dhe familjes së dëshmores më të re të kombit shqiptar, familjes Hasanaj. Në telegramin e ministrit Berisha thuhet: “Rënia në krye të detyrë e nëntetares Zarife Hasanaj, gjatë misionit të NATO-s në Letoni, është një lajm i hidhur si për ne në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, ashtu edhe për të gjithë oficerët dhe ushtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës’’.  Nëntetarja Zarife Hasanaj, dëshmorja më e re e kombit shqiptar, si një dëshmore e paqes dhe sigurisë, na dëshmon të gjithëve se edhe mbrojtja e paqes kalon nëpër sakrifica dhe përballje të rrezikshme për përmbushjen e detyrave ushtarake. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, ju shpreh ngushëllime të thella familjes së nëntetares Zarife Hasanaj, Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe gjithë popullit shqiptar, si dhe u urojmë shërim të shpejtë majorit  Klodian Tanushi dhe rreshterit  Julian Kapaj.

Ministri Berisha i dërgoi telegram ngushëllimi ministres, Olta Xhaçka dhe familjes së ushtarakes, Zarife Hasanaj

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …