Ministri Demolli dhe ambasadorja e Turqisë, Kiliç, nënshkruan Marrëveshjen financiare -2015

Ministri i Ministrisë për Forcën e sigurisë së Kosovës,  Haki Demolli priti në vizitë zyrtare në ministri, Ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, zonjën Kivilcim Kilic, të cilët nënshkruan marrëveshjen financiare për vitin 2015. Marrëveshja financiare e nënshkruar sot, e cila ka vlerë prej një milion dollarëve, është marrëveshje e cila nënshkruhet në fund të çdo viti, e që hap rrugë realizimit të projekteve për pajisje, trajnime dhe çështje tjera, të cilat janë të parapara edhe në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet të dyja shteteve në fushën e sigurisë dhe të  mbrojtjes.

Me këtë rast ministri Demolli i shprehu ambasadores Kilic falënderim të veçantë për gatishmërinë e vazhdueshme të Republikës së Turqisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që të përkrahin dhe mbështesin Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në shumë fusha bashkëpunimi.

Gjithashtu, ministri Demolli tha se e gëzon fakti se po përmbyllin edhe një vit të frytshëm të bashkëpunimit me realizimin me sukses të shumë projekteve të bashkëpunimit si dhe intensifikimin e shkollimeve dhe trajnimeve në fusha të nevojshme për kapacitetet tona.

Nga ana e saj, Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, zonja Kivilcim Kiliç  e ri konfirmoj gatishmërinë Qeverisë së Turqisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për mbështetje të vazhdueshme për Ministrinë dhe FSK-në, në fushat që janë të precizuara në Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet dyja ministrive asaj të Mbrojtjes të Turqisë dhe të FSK-së. ( Remzie Zeqiraj)

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …