Ministri Demolli priti në takim atasheun ushtarak gjerman

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli priti sot në një takim atasheun ushtarak të Gjermanisë në Bosnjë, i akredituar edhe për Kosovën, nënkolonel Martin Herrmann. Me këtë rast, ata nënshkruan amendamentet e memorandumit të bashkëpunimit të vitit 2014, në të cilën rregullohet dhe përcaktohet puna e këshilltarëve gjerman të cilët angazhohen me detyrën e këshilltarit për logjistikë në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri Demolli shprehu falenderimin për angazhimin e shtetit gjerman dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për zhvillimin dhe avancimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Poashtu, ai shprehu mirënjohjen për përkrahjen që po jep Gjermania dhe Bundesveri për shkollimin dhe trajnimin e kuadrove, oficer dhe nënoficerë të FSK-së në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …