Ministri i Financave Bedri Hamza priti në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli

Ministri i Financave Bedri Hamza priti në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit, në veçanti për implementimin e projekteve në Kosovë të cilat financohen nga Banka Botërore.  Me këtë rast, Ministri Hamza vlerësoi lartë kontributin e Bankës Botërore për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në veçanti në fushën e energjisë dhe zhvillimin e sektorit privat. Në takim u diskutua për projektet që do të mbështeten në bazë të kornizës së partneritetit strategjik. Ministri Hamza shprehi gatishmërinë për të bashkërenduar bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të zhvillimit të Kosovës. Që të dy u zotuan për të mbështetur projektet në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit në kuadër të prioriteteve të Qeverisë. Ndërsa, shefi i BB-së në Kosovë Marco Mantovanelli  duke uruar Ministrin Hamza për pozitën e re, i shprehi gatishmërinë e tij dhe të Bankës Botërore për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës Kosovës, në veçanti në përshpejtimin e përgjigjeve të bankës në realizim më efikas të projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …