Airport Adem Jashari
kek
mbpzhr 2018
MIT
Fillimi / Institucionet / Ministri Gashi priti në takim lamtumirës Ambasadorin Ruairi O’Connell

Ministri Gashi priti në takim lamtumirës Ambasadorin Ruairi O’Connell

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’Connell, të cilin e falënderoi për përkrahjen dhe bashkëpunimin me MKRS-në. Ministri Gashi fillimisht e ka falënderuar Ambasadorin O’Connell për kontributin e tij dhënë për vendin tonë dhe përmes tij popullin britanik për ndihmën dhe mbështetjen e shtetit të tij për Republikën e Kosovës në përgjithësi, veçanërisht në fushat që mbulon MKRS-ja, sidomos në Trashëgiminë Kulturore.
Gjatë këtij takimi, ministri Gashi, ka folur për bashkëpunimin e deritanishëm mes MKRS-së dhe ambasadës në aktivitet e projekte të shumta të përbashkëta, dhe me këtë rast ministri i shprehu mirënjohje të përzemërt Ambasadorit O’Connell.
Nga ana e tij, Ambasadori O’Connell theksoi rëndësinë e trashëgimisë kulturore si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me MKRS-në në këtë fushë.
Ministri e uroi Ambasadorin O’Connell për karrierën e tij në të ardhmen duke i dëshiruar suksese në punë e në jetën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Nga dy sulme vetëvrasëse në Afganistan kanë mbetur të vdekur 48 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë

Nga dy sulme vetëvrasëse në Afganistan kanë mbetur të vdekur 48 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë

Dy sulme vetëvrasëse të ndodhura të martën në Afganistan u kanë marrë jetën të paktën ...