Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në në ushtrimin fushor "Zgjidhja e Kombinuar XII" në Gjermani

Një kontingjent i FSK-së po merr pjesë në në ushtrimin fushor “Zgjidhja e Kombinuar XII” në Gjermani

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës i përbërë nga 12 pjesëtarë që nga 9 gushti është duke marrë pjesë në ushtrimin fushor “Zgjidhja e Kombinuar XII” (Combined Resolve XII), në bazën e Ushtrisë Amerikane për Evropë që gjendët në Republikën Federale të Gjermanisë. Ekipi i  FSK-së në këtë ushtrim është duke mbështetur Brigadën e Parë të Blinduar Luftarake të Divizionit të Këmbësorisë, në fushën e  komunikimit, të personelit, të operacioneve si dhe  në fushën e vëzhgimit dhe kontrollimit të zhvillimit të stërvitjes.

Gjatë këtyre ditëve të ushtrimit, janë zhvilluar aktivitete të vazhdueshme në ngritjen dhe zhvendosjen e ritransmetuesve, sipas nevojave në mbështetje të operacioneve taktike të Batalionit të Parë Xhenier si dhe bashkëpunimit me Kompaninë e Komunikimit,,Charlie’’. Ushtrimi  “Combined Resolved  XII”, është ushtrim shumëkombësh i operacioneve të unifikuara tokësore, i drejtuar nga shtabi i Departamentit të Ushtrisë së SHBA-ve. Qëllimi i këtij ushtrimi është stërvitja e forcave të caktuara  rajonale të Shteteve të Bashkuara  të nivelit të Brigadës, në mbështetje të objektivave të Komandës Evropiane të SHBA-ve për bashkëpunim dhe siguri, ndërtimin e gatishmërisë me aleatët dhe partnerët e NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …