Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës më të fundit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, e cila synon rritjen e përgjegjësisë ligjore për mbrojtjen e buxhetit të shtetit. Nisma e IKD-së osht e fokusuar në parandalimin e keqpërdorimit të resursave publike gjatë periudhave zgjedhore, si dhe në sanksionimin e moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. “Nisma e IKD-së për kriminalizimin e përdorimit të buxhetit të shtetit në kohë zgjedhjesh është edhe e qëlluar, edhe duhet të përkrahet. Kjo nismë duhet të kulmojë me ndryshimin e nevojshëm ligjor. Për këtë ka përkrahjen tonë,” ka deklaruar Ramadani përmes një reagimi në rrjetet sociale. Ramadani nënvizoi se mbështetja ndaj këtij propozimi duhet të përkthehet në hapa konkretë legjislativë, me qëllim që keqpërdorimi i financave publike për përfitime elektorale të marrë përgjigje adekuate ligjore dhe të konsolidohet shteti i së drejtës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në Tropojë dekoron katër veprimtarë të luftës: Kontributi i Shqipërisë ishte vendimtar për çlirimin e Kosovës

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë …