Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa ka pritur në takim njoftues ambasadorin britanez në Kosovë, Ruairi O’Connel

Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa ka pritur në takim njoftues ambasadorin britanez në Kosovë, Ruairi O’Connel

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Sipas njoftimit për media, ministri Mustafa dhe ambasadori O’Connell, biseduan lidhur me bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar në ngritjen e vazhdimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë. “Me këtë rast, ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Republikës së Kosovës në shtet ndërtimin e saj. Gjithashtu, ministri Mustafa kërkoi mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në përkrahjen e saj në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë”, thuhet në njoftim. Në anën tjetër, ambasadori Ruari O’Connell u shpreh i gatshëm që ky partneritet i mirë në mes të dyja vendeve të vazhdojë edhe më tutje, me qëllim të rritjen së nivelit të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …