leoni

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi e takon ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi e takon ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Bashkë me ambasadorin gjerman, ishin edhe zëvendësi i tij, Jan-Axel Voss dhe drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani. Sipas komunikatës ministrore mes ambasadorit Rohde dhe ministrit Kuçi u diskutua për disa tema, përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës, duke përfshirë edhe marrëveshjen e fundit në Washington, për të cilën ministri tha që po presin kthimin e ekipit të Kosovës për të krijuar planin e menaxhimit të pikave të marrëveshjes. Rëndësia e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, projekt për të cilin MEA ka ndarë edhe buxhet, u konstatua që do të ecë përpara me hapa të shpejtë, pasi interesimi për të zhvilluar veprimtari në këtë park është i madh.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …