Këshilli i Drejtorëve në Malishevë mbajti takimin e rregullt

Mbledhjen e rregullt të Këshillit të drejtorëve e udhëhoqi, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj i cili kërkoi raportim nga secili drejtor për punët e kryera, projektet të cilat janë në vazhdim si dhe të procedohet me projektet të reja të cilat janë të planifikuara. Drejtori i drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, njoftoi se sot, fillon me procesin e punës Çerdhja” Zërat e Ëmbël”, në Malishevë, pasi tërë punëtorët kanë rezultuar negativ pas testit të bërë për COVID-19, ai vazhdoi me raportim se jemi të përgatitur, me tekste shkollore, maska dhe dezinfektant edhe për fillim të mësimit në institucionet publike shkollore, si dhe për secilin variant që mund të na paraqitet në vijim të procesit mësimor. Nga Inspektorati, drejtori, Dibran Kastrati tha se jemi në inspektim të vazhdueshëm të të gjitha lokaleve biznesore dhe në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, mbikëqyrim zbatimin e masave anti- COVID- 19 se si po zbatohen, kjo punë do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim, e nga Drejtoria e Administratës, drejtoresha, Besarta Kryeziu- Ramaj, raportoi se ka bërë furnizimin me materiale të zyrave në tërë administratën dhe ka efikasitet në punë për t’u shërbyer qytetarëve për kërkesat e tyre. Valon Mazreku, nga drejtoria, Për Buxhet e Financa vlerësoi se po punojmë në përgatitje për buxhetin e viti 2021, që të jemi në linje kohore me afatin ligjor, ndërsa nga Urbanizimi, drejtori, Ahmet Morina, tha se planifikimet e parapara të projekteve, në rrugë, ndriçim, kanalizime, në sektorin e sportit dhe shumë projekte tjera, po realizohen dhe në ditët në vijim, vazhdojmë me projektet tjera, këtu edhe drejtor i DKRS, Rexhep Mazreku, foli për 5 projektet që janë brenda viti 2020 dhe projektet për vitin e ardhshëm, kurse Hafir Rexha, nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim tha se situata është e menaxhushme dhe jemi në koordinim të plotë me kryetarët e fshatrave për nevojat e qytetarëve, e Liridon Hoti, nga Drejtoria e Shëndetësisë, theksoi se punët në QKMF-, përkatësisht sektori i urgjencës është në përfundim e sipër, pritet edhe inventarizimi i saj, kurse, jemi mirë të furnizuar me maska dhe dezinfektan si dhe situatën e kemi mirë të menaxhuar, nga COVID-19. Dhe në fund Bashkim Krasniqi, nga Drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër, raportoi për disa kërkesa rreth shpronësimeve të reja. Në fund u kërkua të jenë edhe më efikas në realizim të detyrave dhe projekteve, pasi jemi në katër mujorin e fundit të vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …