leoni

Pacolli: Kosova është përjetësisht mirënjohëse mikut të saj më meritor për lirinë tonë, presidentit Bill Klinton

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli thotë se Kosova kurrë nuk ka qenë më afër anëtarësimit në INTERPOL

Si rezultat i angazhimit të fuqishëm diplomatik, Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë më afër dhe nuk ka gëzuar mbështetje më të gjerë për anëtarësimin në INTERPOL, se sa tash. Kështu ka thënë Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, pas takimeve të ndara, që ka zhvilluar dhe po zhvillon në kuadër të punimeve vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Nga dhjetëra takime të ndara, që kam arritur t’i zhvillojë brenda selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, nga Presidentë shtetesh, Kryeministra dhe homologë të mi, po gjenerojmë mirëkuptim dhe mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e vendit në INTERPOL. Besoj fuqishëm se Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë më afër dhe nuk ka gëzuar mbështetje më të gjerë për anëtarësimin në INTERPOL se sa tash”, ka thënë Pacolli. Numri dy i Qeverisë, zhvilloi takime me Ministrin e Punëve të Jashtme të Vanuatu-s, Ralph Regenvanu, Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Waziri wa Mambo ya Nje, Ministrin e Jashtëm të Somalisë, Ahmed Isse Awad, Zëvendësministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Tajlandës, Virasakdi Futrakul, Ministrin e Punëve të Jashtme të Beninit, Aurélien Agbenonci, Ministren e Jashtme të Koresë Jugore, Kang Kyung, dhe homologë të tjerë nga shtete të ndryshme. Agjenda e kryediplomatit kosovar, Pacolli, vazhdon me takime të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …