Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka quajtur normale stacionimin e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, e ka quajtur normale stacionimin e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën. Sipas tij, Serbia gjendet në situatë më të vështirë që nga viti 2004. Lidhur me ngjarjet e fundit në fshatin Banjskë, ai e fajësoi kryeministrin e Kosovë Albin Kurti. Daçiq në një intervistë për TV PRVA tha se duhet të kthehet rezoluta 1244 dhe KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun. Nuk mund të jetë Policia e Kosovës, sepse është e përbërë vetëm nga shqiptarët, dhe esenca e Marrëveshjes së Brukselit është që në ato zona ku jetojnë jeton, policët serbë të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, tha Daçiq. Askush nuk pyet se çfarë po bëjnë policia shqiptare në veri të Kosovës”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhje të reja: Retorikë politike për të fshehur dështimet e klasës politike

Nasim Haradinaj ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar …